Kryetari i Partisë së Aksionit Demokratik të Sanxhakut (SDA), dr. Sulejman Ugljanin, i ka dërguar një urim kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me rastin e fitores bindëse në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në Kosovë, përcjell Kosova Post.
Në mesazhin e tij të urimit, Ugljanin ka theksuar se zgjedhjet janë zhvilluar në një atmosferë të qetë dhe demokratike, duke e cilësuar rezultatin zgjedhor si pasqyrim të qartë të mbështetjes qytetare për vizionin politik të Kurtit dhe të Qeverisë së ardhshme të Kosovës.
Ai ka vlerësuar se ky rezultat përfaqëson një konfirmim të fortë të vullnetit demokratik të qytetarëve dhe një legjitimitet të fuqishëm për vazhdimin e proceseve politike që synojnë forcimin e institucioneve, sundimin e ligjit dhe zhvillimin e mëtejshëm politik e ekonomik të Republikës së Kosovës, në kuadër të integrimeve evropiane dhe euroatlantike.
Po ashtu, Ugljanin ka shprehur gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit dhe ruajtjen e lidhjeve të ngushta ndërmjet popullit boshnjak dhe atij shqiptar, si dhe forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Sanxhakut dhe Kosovës, duke i uruar Kurtit suksese në angazhimet e ardhshme politike.



Të tjera
Sekuestrohet he*roinë, arr*estohen tre persona
Kurti kërkon ngritjen e statusit të Kosovës në Organizatën e Frankofonisë
Tr@gjedi në Gjermani, vd@es 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lumë – raportohet se është nga Peja