Ministri i Administratës Publike i Malit të Zi, Marash Dukaj, ka uruar Albin Kurti dhe Lëvizjen Vetëvendosje për rezultatin e arritur në zgjedhjet parlamentare.
Në urimin e tij, ministri Dukaj theksoi se ky rezultat pasqyron qartë vullnetin e qytetarëve dhe përkushtimin ndaj një procesi demokratik të zhvilluar në nivel të lartë. Ai vlerësoi rëndësinë e zgjedhjeve të lira dhe demokratike si themel i stabilitetit institucional dhe zhvillimit shoqëror.
Dukaj i uroi suksese Qeverisë së re në proceset e ardhshme, veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe atij rajonal, në funksion të qytetarëve dhe zhvillimit të përgjithshëm të vendit.



Të tjera
Përfundon numërimi i votave në katër komuna të Kosovës
Ukraina mohon su*lmin me dr*on ndaj rezidencës së Putinit
Si ta dallojmë mishin se është i freskët