Sot, rreth orës 15:10, Policia e Kosovës është njoftuar se në rrugën e KFOR-it, në një vilë (Vila 03), dy persona janë gjetur pa shenja jete.
Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitet policore dhe ekipet e emergjencës mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e dy viktimave, një femër dhe një mashkull, të moshës së re.
Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse policore.
Shkaqet e vdekjes ende nuk dihen, ndërsa hetimet janë duke vazhduar në koordinim me prokurorinë kompetente.



Të tjera
Aksidént mes tri veturave, shtatë të lëndúar në fshatin Rogovë
Java nis me vapë deri në 38°C, nga mesi pritet freskim i motit me reshje dhe stuhi lokale
Mercedes fiton çmimin e madh të Austrisë, dështon Ferrari