Misri është një
produkt me shumë vlera që mund të
përdoret fare mirë në të gjitha
vaktet e ditës, pasi ka përbërje të
lartë në karbohidrate dhe
shumë fibra.
Mënyra më e mirë
për të konsumuar misrin
është ajo e zierjes sepse pjekja në prush
e dëmton strukturën e lëkurës si dhe shkakton probleme të stomakut. Më
zierjen e misrit ju përfitoni shumë vlera ushqimore, disa prej të cilave
po jua rendisim më poshtë:
-Vitamina C, folate dhe të
kompleksit B-të cilat përbëjnë një
ushqim të shkëlqyer për zemrën
-Antioksidantë si luteina
dhe zeaksanthinë që forcojnë shikimin
-Fibra, që ushqejnë
veçanërisht zorrën e trashë duke përmirësuar situata si kapsllëku dhe
hemorroidet
-Proteina, të cilat së
bashku me fibrat ndikojnë shumë mirë edhe në rregullimin e sheqerit në gjak
– Acid folik, një vitaminë
shumë e rëndësishme që luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin e duhur të
fetusit në shtatzëninë përgjatë tremujorit të parë.



Të tjera
Një bashkëshort i mirë e vë gruan para…
Njihuni me disa përfitime shëndetësore për trupin tuaj kur agjëroni
Sa orë gjumë i duhen njeriut për jetë të shëndetshme