Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron për vizitë në Washington, në kuadër të samitit të NATO-s ka takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në takim, të dy liderët diskutuan lidhur me rëndësinë e ecjes përpara në rrugën euroatlantike të Kosovës, e në veçanti për hapat e domosdoshëm drejt anëtarësimit në NATO, aleancë kjo jetike për sigurinë dhe paqen në rajonin tonë e më gjerë.
Presidentja Osmani theksoi se ky takim shërben për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin.



Të tjera
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapitale në rajonin e Prizrenit
Arsyet pse duhet të konsumoni gështenja gjatë vjeshtës
Enver Hoxhaj e Xhavit Haliti në tregun e Pejës, kërkojnë “çelës që e çmonton qeverinë, që ia heq shrafat”