Pa marrë parasysh ngjyrën tuaj të flokëve, perfekt do t’ju rrijë kur një herë do t’i ngjyrosni me këtë ngjyrë.
Trendët vijnë dhe shkojnë çdo sezon, mirëpo nëse kërkoni ngjyrën për flokë e cila do t’i bëjë ballë testit të kohës, ne e kemi zgjidhjen për ju.
Ngjyra e flokëve e cila do t’i rrijë perfekt pothuajse të gjitha femrave është … e bronzta.
– Ky kombinim i ballukeve ngjyrë të gështenjtë dhe bionde, kryesisht përreth fytyrës dhe në skaje të flokëve, u rri perfekt pothuajse të gjitha femrave, thotë Katerina Proko, stiliste e flokëve nga New Yorku.
Me atë rast është ideale për nuanca të ndryshme të lëkurës, sepse stilisti shumë lehtë mund të ndryshojë thellësinë e ngjyrave, por që ende të mbetet nuanca ngjyrë karameleje.
Nëse jeni bionde natyrale, kjo është ngjyra ideale për ju, sepse shton kontrastin dhe thellësinë pa pasur nevojë që të përdorni nuanca tepër të errëta.
Nëse jeni zeshkane, do t’i ndriçoni gjërat, mirëpo nuk do të bëheni qind për qind bionde.
Në rast që keni vërejtur disa thinja, thjesht ngjyrosni me këto tone të pasura.
Më së miri këtë dukje mund ta arrini vetëm me një shkuarje te stilisti dhe fare nuk është e vështirë t’i mirëmbani – me siguri do të dukeni perfekt disa muaj deri në shkuarjen tjetër te stilisti.



Të tjera
U shpall non-grata në Shqipëri, Huduti: Kam humbur frikën, jo dinjitetin
Video që bëri të qajë planeti: Babai përdori një tabelë taktike për t’ia përcjellë golin e Ronaldos djalit të tij të verbër
Cili lojtar i Kupës së Botës ka festimin më të mirë? Influencuesja e njohur zbulon disa nga më ikoniket