Sipas një studimi të ri, mësimi i një gjuhe deri në moshën 18- vjeçare nuk është dhe aq i lehtë sa duket.
Të rriturit që flasin anglisht apo ndonjë gjuhë tjetër të huaj duhet të shpenzojnë 12.5 milion bajt të informacionit për të mësuar një gjuhë. Ky studim u publikua në Royal Society Open Science më 27 mars, shkruan Livescience, transmeton Gazeta Express.
Termi ‘bajt’ i referohet sasisë së informacioneve , të njëjtit format që shfrytëzohet për shërbimet digjitale siç janë kompjuterët. Truri i njeriut përpunon informacionet në një format tjetër, mirëpo ‘bajti’ mund të përdoren si një lloj krahasimi. Këto vlera të përdorura janë bazuar në numrin e kalkulimeve që janë bërë në disa modele të përdorura. Sipas studiuesve, në rastin më të mirë gjatë një ditë, një i rritur mbanë mend 1.000 deri në 2.000 bajt të gjuhës native, ndërsa në rastin më të ‘keq’ shfrytëzohen vetëm 120 bajt gjatë një dite.
“Shumica e studimeve të bëra më herët mbi mësimin e një gjuhe të huaj, kanë përfshirë edhe sintaksën, mirëpo studimet tona tregojnë që sintaksa është vetëm një pjesë e vogël e një gjuhe, përderisa vështirësia më e madhe për mësimin e një gjuhë të huaj është mësimi i kuptimit të çdo fjale”, tha Steven Piantadosi, kryesues i këtyre studimeve.



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë