Këshilli Kushtetues i Gjykatës Supreme të Venezuelës ka urdhëruar zëvendëspresidenten, Delcy Rodriguez të marrë rolin e presidentit në detyrë të vendit në mungesë të Nicolas Maduro, i cili u arrestua herët dje në mëngjes në një operacion të forcave amerikane.
Vendimi i gjykatës thotë se Rodríguez do të marrë përsipër “detyrat e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjen gjithëpërfshirëse të kombit”.
Vendimi shtoi se gjykata do ta diskutojë çështjen me qëllim që të “përcaktojë kuadrin ligjor të zbatueshëm për garantimin e vazhdimësisë së shtetit, qeverisjen e qeverisë dhe mbrojtjen e sovranitetit në rast të mungesës së detyruar të Presidentit të Republikës”.
Rodriguez bëri thirrje për paqe dhe unitet në mbrojtjen e vendit pas “rrëmbimit” nga Maduro dhe tha se Venezuela nuk do të jetë kurrë koloni e asnjë kombi. /Klankosova.tv



Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë