Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka përditësuar të dhënat lidhur me numërimin e votave me postë, ku deri më tani janë numëruar 25 për qind e tyre.
Sipas rezultateve të deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson me 69.52 për qind të votave.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 11.28 për qind.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 9.43 për qind të votave, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 8.13 për qind.
Numërimi i votave me postë pritet të vazhdojë edhe në orët/ditët në vijim, ndërsa rezultatet përfundimtare do të bëhen të ditura pas përmbylljes së procesit.




Të tjera
Doni t’i njihni vjehrrat? Ja si janë sipas shenjave të horoskopit
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë