Kreu i lëvizjes Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj, ka mbetur i lënduar gjatë ndërhyrjes që policia ka kryer rreth mesnatës për të larguar protestuesit e grumbulluar para Kryeministrisë.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përplasjeve Lapaj është dëmtuar nga goditja përmes një bombole gazi dhe është transportuar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.
Deri në këto momente nuk ka një njoftim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Ndërkohë, autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur arsyet zyrtare të ndërhyrjes në orët e mesnatës, as nëse ka persona të tjerë të shoqëruar apo të lënduar gjatë tensioneve.
Aktivistët janë shprehur që protestat para Kryeministrisë do të vijojnë gjatë ditëve në vazhdim ku i kanë kërkuar qytetarëve që t’i bashkohen.



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni