Një zjarr ka përfshirë një objekt në rrugën Enver Zymberi, afër stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, tha se në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia dhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur të lokalizojnë zjarrin.
Ai theksoi se nuk ka të lënduar dhe se aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.
“Rreth orës 12:00, është raportuar për një zjarr aktiv në një objekt në rrugën Enver Zymberi në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nga informatat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht po vijon puna hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.”, tha a



Të tjera
Gabimet që s’duhet t’i bëni gjatë grimit
Çfarë po ndodh me familjen mbretërore, Harry dhe Meghan po shpërngulen në Amerikë
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni