Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të fletëvotimeve të qytetarëve që kanë votuar jashtë Kosovës, përmes postës.
Që nga fillimi i procesit, të shtunën më 3 janar në orën 16:00, dhe deri të hënën më 5 janar në orën 10:00, janë numëruar 77 nga 92 kutitë e votimit, të cilat përmbajnë pakot me fletëvotime të sjella në Kosovë.
Nga këto vota, shumicën dërrmuese e ka siguruar Lëvizja Vetëvendosje.
Sipas rezultateve të deritanishme të votave me postë, Vetëvendosje ka marrë 71.59 për qind të votave, e ndjekur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.53 për qind, ndërsa Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta me 09.05 për qind.




Të tjera
Këto janë problemet shëndetësore që mund t’i eliminoni duke ngrënë qepë të reja
Pse duhet të pini ujë të ngrohtë me limon në mëngjes?
Këto rregulla mësoni me patjetër