Në Shqipëri opozita vazhdon protestat antiqeveritare, ndërkohë sot është mbajtur protesta e radhës, e thirrur nga partia më e madhe e opozitës, Partia Demokratike (PD), raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Protesta e emërtuar “Foltore” është mbajtur para selisë së Kryeministrisë së Shqipërisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, sipas PD-së, kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, gjatë fjalës në protestë tha se nuk ka sovranitet vendi në të cilin sipas tij “zgjedhjet zëvendësohen me farsë elektorale”.
“Ky është një vit i madh për ne. Ky është viti në të cilin do triumfojmë. Populli opozitar do triumfojë”, tha Berisha.
Berisha theksoi ndër të tjera se beteja e tyre “ndalet vetëm me fitoren e opozitës”.
Gjatë protestës mbajtën fjalime edhe deputetë të PD-së dhe mbështetës të opozitës.
Për mbarëvajtjen e protestës u angazhuan edhe forca policore shtesë dhe u bllokuan disa akse rrugore, ndërkohë nuk u shënuan tensione.
Në Shqipëri, PD-ja dhe parti të tjera opozitare kanë paralajmëruar vazhdimin e protestave antiqeveritare edhe në javët në vazhdim.
Sipas PD-së, opozitës i është mohuar në muajit e fundit fjala në parlament dhe sipas saj protestat mbahen edhe kundër rasteve të korrupsionit të zyrtarëve të lartë.



Të tjera
Ja sa orë duhet të flini sipas moshës që keni
Efektet e kafesë, ndikon në mendime dhe sjellje
Kurti kërkon thellim të bashkëpunimit ekonomik me Gjermaninë