Sëmundjet e lëkurës janë të shumta dhe të shumëllojshme, si
nga shkaku i tyre ashtu edhe nga shenjat.
Por, theksojmë se në një shkallë të konsiderueshme ato varen
nga niveli i higjienës vetjake. Sa më pastër të mbahet lëkura, aq më të rralla
janë sëmundjet që shkaktohen nga mikrobet e ndryshme.
Sëmundjet e lëkurës mund të japin shenja të vuajtjes së
tërë organizmit. Shenjat kryesore janë temperaturë dhe dhimbje.
Sëmundjet alergjike që lokalizohen në lëkurë japin eczema, urtikare, sëmundje ngjitëse si: fruthi, skarlatina, lija e dhenve etj. Paraqiten edhe sëmundje të tjera qelbësuese të lëkurës.
Ky grup sëmundjesh shkaktohet nga mikrobe të ndryshme. Në
shfaqjet e tyre një nga faktorët kryesorë është: mosmbajtja e pastërtisë së
lëkurës, moszbatimi i rregullave më elementarë të saj.
Disa nga këto sëmundje kanë karakter ngjitës dhe përhapen
shumë në stinën e verës dhe të vjeshtës.
Po kështu formohen edhe fronkula dhe mastite (gjëndra të
qelbëzuara). Ky është infektimi i gjendrave të djersës, gjendrës së yndyrës, që
dalin në pjesë të ndryshme të trupit, në duar, në këmbë, qafë e në pjesën e
poshtme rreth e qark anusit.
Mjekime popullore
1. Pas pastrimit të plagës nga mbeturinat e gjakut të
indeve të nekrotizuara bëhet dizinfektimi me raki të fortë rrushi dhe pas 4-5
min lyhet me pomadën e përgatitur si vijon: përzihen 2 filxhanë gjalp i freskët
ose dyll blete i sapo shkrirë në filxhan, lëkurën e dytë të shtogut të
grimcuar, dhe lihet në zjarr deri sa të marri ngjyrën e kafesë së hapur.
Ena largohet nga zjarri dhe përzierja siç është e ngrohtë
kullohet me napë të pastër. Në kullesë hidhen 5 të verdha vezësh dhe 1 lugë
gjelle me rrëshirë pishe e përzihet me lugë druri derisa të formohet një pomadë
e njëtrajtshme. Me këtë pomadë lyhet plaga 2 herë në ditë, për 5-6 ditë rresht
ose deri në shërim të plotë.
2. Merrni një sasi myshku nga druri i lisit. Pasi lahet,
vendoset mbi plagë dhe fashohet. Mjekimi bëhet 1 herë në 2 ditë.
3. Për mjekimin e plagëve të plumbit hidhni në një tenxhere
të vogël 1-3 filxhanë me dyll blete, gjalpë ose vaj vegjetal. Pasi ngrohet
gjalpi apo vaji, hidhet në tenxhere 1 ose 1.5 filxhanë pluhur nga cipa e dytë e
shtogut dhe përzihet derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
Me këto njomen fitilat që do të futen në plagë 1 ose 2 herë
në ditë. Futja e fitilave bëhet pasi plaga të jetë pastruar me raki të fortë
rrushi.
4. Merren 2 të verdha vezësh, 1 filxhan vaj ulliri, 2 lugë
kafeje niseshte, 2 lugë kafeje sheqer pluhur, përzihen sa të formohet masa e
njëtrajtshme. Lyhet plaga 2 herë në ditë.
5. Nga jashtë, si mjekim lokal për sëmundjen e lëkurës apo
kokunjëzave të lëkurës përdoret 50-100 gr bimë nga gjethe të njoma të arrës në
1 litër ujë dhe zihen për 10-15 min. lani kokunjëzat disa herë në ditë me këtë
solucion.
6. Merrni 250 gr mjaltë të pavënë në zjarr e në të hidhni
10 thelpinj hudhre të shtypur mirë dhe i përzieni. Sipas thënieve të shumë
mjekëve popullorë, vite më parë ky ishte ilaçi më i mirë për këtë sëmundje. Me
këtë vazhdoni të lyeni të sëmurin çdo mëngjes.



Të tjera
Osmani s’është dashur ta shpërndajë Kuvendin, s’janë plotësuar kriteret kushtetuese (VIDEO)
Turqia është një vend shembullor ku të gjithë gëzojnë lirinë e fesë
Mira Murati dhe Nvidia njoftojnë partneritet për inteligjencë artificiale