Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, u ka apeluar të gjithë qytetarëve që të mobilizohen dhe të kenë kujdes të shtuar, me rastin e vërshimeve dhe përmbytjeve.
Duke shpërndarë fotografi nga terreni, Xheladini tha se prurjet në lumenj dhe përroska kanë shënuar rritje të madhe dhe kanë tejkaluar kapacitetet e shtretërve të tyre.
“Ekipet emergjente të komunës janë në terren, në veprim dhe në vëzhgim të vazhdueshëm të situatës. Gjithashtu, disa kompani private janë vënë në gjendje gatishmërie, megjithatë kapacitetet aktuale nuk janë të mjaftueshme për të përballuar të gjitha nevojat.
Me këtë rast, u bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të mobilizohen, sipas mundësive që kanë, me pajisje dhe mjete të nevojshme, për të ndihmuar në sanimin e gjendjes së rrezikut dhe për të minimizuar dëmet”, deklaroi Xheladini.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar