Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka falënderuar Turqinë pas pranimit të sistemeve raketore anti-tank OMTAS.
“Faleminderit Truqi”, ka shkruar ajo në gjuhën turke.
Sistemet raketore OMTAS janë pjesë e armatimit modern të kontraktuar nga Kosova në dhjetor të vitit 2023 me prodhuesin shtetëror turk të industrisë së mbrojtjes, Roketsan.
Pranimi i këtij armatimi ishte bërë i ditur më herët nga ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ndërsa edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar lidhur me këtë zhvillim.
“Më të fortë, më të sigurtë: sistemi antitank turk OMTAS, pjesë e arsenalit të ushtrisë sonë|, ka shkruar Albin Kurti.
Ndërsa ministri Maqedonci ka thënë se kjo dërgesë ka qenë e kontraktuar me prodhuesin shtetëror turk Roketsan në dhjetor të vitit 2023.
“OMTAS (Orta Menzilli Tanksavar Silah) është një sistem modern raketor anti-tank me rreze të mesme veprimi, i zhvilluar për të neutralizuar mjete të blinduara moderne, përfshirë tanke me mbrojtje reaktive, si dhe fortifikata mbrojtëse ushtarake”.



Të tjera
Disa gjeste që konsiderohen si të pahijshme
“Është mungesë respekt, dëgjoni ose largohuni”, Macron ndërpret samitin për shkak të zhurmës (Video)
Gjermani Daniel Siebert caktohet gjyqtar i finales PSG – Arsenal në Champions League