Analisti Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti, nëse nuk e zgjedh Vjosa Osmanin për postin e presidentit, ka edhe variante të tjera rezervë, duke përmendur emrin e Murat Jasharit.
Albini ka edhe variante rezervë, e ka për shembull Murat Jasharin, mirëpo Murati për me u zgjedh president duhet me marrë një leje amerikane siç e ka marrë Albin Kurti para se me u bë kryeministër, kushti që e ka pas Albin Kurti nga kuq e zi me kalu në verdh e kaltër, edhe Murat Jashari për me u bë president duhet me kalu verdh e kaltërt, jo në varreza të kryeheronjëve të Kosovës valon flamuri i Shqipërisë, jo i Kosovës”, ka thënë Spahiu.
Pas kësaj ka reaguar Bekim Jashari.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka shpërndarë një mesazh patriotik, duke theksuar amanetin e të parëve dhe sakrificën e tyre, ndërsa ka bërë thirrje që flamuri kombëtar të mbahet lart me krenari.
“Amanet na e lanë të parët, brez pas brezi e djalë pas djali”
Me gjakun dhe sakrificën e tyre u rritëm ne, për të të mbajtur lart me krenari.
Valo, o flamuri më i bukur në botë.🇦🇱”, shkruan Jashari në Facebook.



Të tjera
Mos i hani këto lloj patatesh të skuqura, mund t’iu helmojnë
Ora Verore 2026, kur do t’i çojmë akrepat 60 minuta përpara dhe do të “humbasim” një orë gjumë
Kosova ka lidhje të veçantë me ShBA-në, as nuk është ciklike, as e personalizuar