Kina i kërkon aleancës ushtarake të NATO-s që të ndalojë “nxitja e konfrontimit” pas akuzave të ngritura kundër Pekinit se vijon të ofrojë ndihmë të rëndësishme për Moskën në pushtimin e Ukrainës.
“NATO duhet të ndalojë së glorifikuari të ashtuquajturin kërcënim kinez, të ndalojë nxitjen e konfliktit dhe rivalitetit dhe të kontribuojë më shumë për paqen dhe stabilitetin në botë”, tha në një deklaratë një zëdhënës i misionit kinez në Bashkimin Evropian.
Ndërkohë, të tjera detaje tronditëse vijojnë të nxjerrin në pah brutalitetin e luftës në Ukrainë.
Të tjera varre masive civilësh janë zbuluar së fundmi në qytetin e Avdeyevka në Donetsk, ku ndodheshin trupat e dhjetëra personave.
Sipas raportimeve, vendvarrimi ishte i improvizuar, teksa në trupat e civilëve u gjetën gjurmë të qarta torturash përpara se të vriteshin.
Autoritetet lokale aktualisht po punojnë për identifikimin e të vdekurve dhe gjetjen e të afërmve të tyre.



Të tjera
Këto perime dhe fruta nuk duhet t’i mbani bashkë
Keni probleme me gjumë? Këto janë ushqimet që po ju mbajnë zgjuar natën
Këshilla për gjumë të rehatshëm