Komuna e Prishtinës ka njoftuar se gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore, duke kërkuar kujdes të shtuar nga qytetarët gjatë qarkullimit.
Sipas njoftimit të komunës, rekomandohet që lëvizjet të kufizohen vetëm në raste të domosdoshme, të përdoren pajisjet e detyrueshme të dimrit dhe të shmanget shpejtësia e lartë, duke respektuar sinjalistikën rrugore.
Komuna ka paralajmëruar gjithashtu se për shkak të kushteve atmosferike mund të ketë vonesa në disa linja të transportit publik urban, ndërsa në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti mund të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve.
Për çdo ndryshim, qytetarët do të njoftohen me kohë.



Të tjera
7 mënyra për të bërë gjumë të mirë pas ditëve të gjata
Obeziteti i prindërve rrezikon edhe fëmijët
Pesë fraza që prindërit mund të përdorin për t’u treguar fëmijëve dashuri të pakushtëzuar