Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se përfshirja e vendit të tij në Venezuelë mund të zgjasë me vite.
Ai i tha New York Times se “vetëm koha do të tregojë” se sa gjatë administrata e tij do të “mbikëqyrë” drejtimin e kombit të Amerikës së Jugut pas kapjes nga forcat amerikane të udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro në një bastisje të shtunën, transmeton Klankosova.tv
Trump gjithashtu nuk tha nëse ose kur do të mbaheshin zgjedhje në Venezuelë për të zëvendësuar qeverinë e përkohshme të kryesuar nga besnikja e Maduros, Delcy Rodríguez.
Ndërkohë, udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, tha se rrëzimi i Maduros kishte nisur një “proces të pakthyeshëm” që do ta çonte Venezuelën drejt “lirisë”.



Të tjera
Lëkura e portokallit, shtatë veti pozitive që nuk ia keni njohur
Protestuesit tentojnë të bllokojnë hyrjen e Kuvendit, përplasen me policinë
Kthesë në hetime! Babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit përfundon në pranga