Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor, sipas të cilave Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me shumicën e votave dhe ulëseve në Kuvend.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar se në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, më 9 janar 2026, është përmbyllur numërimi i pjesës së fundit të fletëvotimeve nga votimi me postë jashtë Kosovës.
Sipas Elezit, procesi i numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) ka përfunduar rreth orës 02:00, duke shënuar kështu përmbylljen e plotë të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 28 dhjetor 2025.
Me përfundimin e këtij procesi, KQZ ka bërë të ditur se është e gatshme për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Megjithatë, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, subjektet politike kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me administrimin e procesit të numërimit në QNR, brenda afatit prej 48 orësh nga ndodhja e shkeljes së supozuar.



Të tjera
Pesë arsyet pse duhet konsumuar çokollatë çdo ditë
Trump pyetet nëse duhet të kapet Putin si Maduro
Mbyllet për qarkullim rruga Ferizaj – Prishtinë, shkak reshjet e shiut