Një incident i rëndë ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku një shtetas i Kolumbisë është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht me thikë dy gra kosovare.
Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar nga njësitet policore, të cilat gjatë kontrollit i kanë gjetur dhe konfiskuar mjetin e mprehtë – një thikë – si dhe 2.4 gramë substancë të dyshuar narkotike.
Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet për të zbardhur rrethanat dhe motivet e sulmit.



Të tjera
Franca na dha aeroplanë të përdorur e Serbisë i shiti të rinj
Zakonet e këqija që duhet t’i hiqni nga rutina juaj!
Pesë arsyet pse duhet konsumuar çokollatë çdo ditë