Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas përfshirjes nga zjarri të një pjese të fabrikës së Comoditës në Gjakovë mbrëmë.
Ai bëri të ditur se falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna të tjera, përveç atyre të Gjakovës, zjarri është arritur të lokalizohet me sukses.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, theksoi se tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të hetojnë dhe të përcaktojnë me saktësi shkakun e këtij zjarri.
“Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë”, ka shkruar ai./



Të tjera
Argjentina e zbulon listën e para-thirrjeve për Botëror, një yll mbetet jashtë
Lëkura e thatë gjatë dimrit: Këto ushqime e rigjenerojnë atë
Kurti: Gjermania avokuse e rrugës evropiane të Kosovës që nga shpallja e pavarësisë