Partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë”, e udhëhequr nga Nenad Rashiqit, ka fituar një ulëse në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Kryetari i partisë, Nenad Rashiq, ka bërë të ditur se sipas rezultateve zyrtare të zgjedhjeve, kjo parti ka siguruar gjithsej 4.845 vota.
“Në emër të partisë sonë, falënderojmë të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje dhe që na besuan votën e tyre. Çdo votë e shohim si përgjegjësi personale dhe si konfirmim se puna jonë ka kuptim dhe mbështetje nga qytetarët,” ka deklaruar Rashiq në një postim në Facebook.
Ai ka shtuar se partia “Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë” do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve që kërkojnë një jetë dinjitoze, siguri dhe të ardhme më të mirë në Kosovë.
Pas përfundimit të procesit të numërimit të të gjitha fletëvotimeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, rezultatet përfundimtare tregojnë se Lista Serbe ka fituar nëntë ulëse, ndërsa partia e Nenad Rašić ka siguruar një nga dhjetë ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës.
Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fituese me 51.11 për qind të votave, duke siguruar 57 deputetë në Kuvend.
Partia Demokratike e Kosovës ka fituar 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës 15, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6 ulëse.
Dhjetë ulëset e mbetura në Kuvendin e Kosovës u takojnë komuniteteve joshumicë, përfshirë komunitetet jo-serbe.
Subjektet politike kanë të drejtë të paraqesin ankesa në afat prej 48 orësh në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.



Të tjera
Qëndroni disa ditë larg njëri-tjetrit, i bën mirë martesës
Liria e Kosovës është edhe fryt i qëndresës morale të klerit katolik
Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive