Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) ka njoftuar se situata e vërshimeve në nivel vendi paraqitet kryesisht e qetë, stabile dhe e menaxhueshme, pas ndërprerjes së reshjeve intensive të shiut dhe kalimit gradual në reshje bore, transmeton KosovaPost.
Sipas të dhënave të fundit të pranuara nga Qendrat Operative Emergjente 112 dhe strukturat e Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në terren, niveli i ujit në lumenj ka filluar të bie dhe në shumicën e rajoneve nuk është raportuar nevoja për ndërhyrje emergjente.
AME bën të ditur se në Rajonin e Prishtinës gjendja është e qetë dhe stabile, pa nevojë për intervenime, ndërsa monitorimi vazhdon.
“Në Rajonin e Prizrenit nuk janë raportuar thirrje emergjente apo intervenime, dhe rrugët mbeten të kalueshme, megjithëse rekomandohet kujdes i shtuar në zonat malore për shkak të ngricave.Në Rajonin e Mitrovicës situata është më e qetë, pa rrezik për vërshime të reja, ndërkohë që ekipet vazhdojnë të ofrojnë mbështetje për personat e evakuuar më herët. Në Rajonin e Pejës, gjendja është stabile në të gjitha komunat, me përjashtim të rrugës Junik–Jasiq, e cila vazhdon të jetë e bllokuar për shkak të shembjes së dheut. Edhe në Rajonin e Gjakovës është shënuar rënie e nivelit të ujit në lumenj dhe situata vlerësohet si e menaxhueshme, megjithëse ka bllokime lokale rrugësh për shkak të shembjeve të dheut. Ndërkaq, në Rajonin e Gjilanit nuk janë raportuar vërshime dhe gjendja është e qetë në të gjitha komunat”, thuhet në njoftim.



Të tjera
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat
“Sinjalet” që mëlçia dërgon për ndihmë
Granit Xhaka feston fitoren ndaj Evertonit si asnjëherë më parë