Presidentja Vjosa Osmani, ka pritur sot ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, përcjell KosovaPost.
Sipas njoftimit të Presidencës në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, si dhe procesi i zgjedhjeve të parakohshme të mbajtura më 28 dhjetor, të cilat u zhvilluan sipas standardeve më të larta demokratike.
“Në këtë frymë, Presidentja ritheksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se është diskutuar për hapat tutje drejt finalizimit të iniciativës së Osmanit për lidhjen e marrëveshjeve strategjike me Mbretërinë e Bashkuar në fushat e interesit të përbashkët.
“…respektivisht atë të mbrojtjes, sigurisë, si dhe ekonomisë e tregtisë, për ç’gjë ishin dakorduar gjatë vizitës së Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë në prill të këtij viti”, vazhdon njoftimi.



Të tjera
13 viktima nga acari në Evropë, Anglia dhe Franca kaos me udhëtimet, mbyllen edhe shkollat
“Sinjalet” që mëlçia dërgon për ndihmë
Granit Xhaka feston fitoren ndaj Evertonit si asnjëherë më parë