Komuna e Lipjanit, ka njoftuar qytetarët e saj se gjendja me vërshimet është rënduar si pasojë e reshjeve të shiut. Nga komuna bëhet e ditur edhe se gjendja më e rënduar është në Rubovc, Konjuh, Qylagë, Banullë, Akllap, Smallushë, Hallaq i Vogël, Rufc dhe Gadime, përcjell KosovaPost.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë dëmtuar dy ura, dhe ka dëmtime edhe në infrastrukturën publike dhe ekonomitë familjare.
‘‘Komuna e Lipjanit ka themeluar Shtabin Emergjent, i cili është aktiv dhe në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet relevante. Ekipet janë në terren, duke menaxhuar situatën dhe duke ofruar ndihmë sipas mundësive dhe nevojave të paraqitura’’, thuhet mes tjerash nga komuna e Lipjanit.



Të tjera
Specialja: Interpretimet e raportit britanik janë të pasakta
Këshilla për mëngjes, si të humbni peshë?
Konjufca: Është koha që Kosova të nisë negociatat për anëtarësim në BE