Pavarësisht ushqyerjes së
shëndetshme, shumë gra vuajnë nga mungesa e të paktën një ushqyesi të
rëndësishëm.
Sipas ekspertëve, çdo grua ka nevojë për 13 vitamina, acide yndyrore dhe minerale. Këtu përfshihen vitaminat A, C, D, E, K dhe B.
Ekspertët paralajmërojnë se nëse nuk do të ekzistonin suplementët, 75 për qind e grave do të vuanin nga mungesa e një ose më shumë ushqyesve, transmeton Ekonomia Online.
Cilat janë vitaminat më të mira për gratë
Mungesa e vitaminave dobëson aftësinë
e një gruaje për t’i mbijetuar lindjes së fëmijës, për të kapërcyer
infeksionet, e për t’u rimëkëmbur nga sëmundjet.
Për shembull, mungesa e vitaminës K,
D dhe kalçiumit e bën një grua më të predispozuar të vuajë nga osteoporoza.
Mungesa e vitaminave A dhe C dobëson
shikimin tek gratë.
Pavarësisht moshës, këto janë
vitaminat më të mira që çdo grua duhet të marrë patjetër.
Vitaminat C, A dhe E
Këto vitamina futen në grupin e
antioksidantëve.
Ato luftojnë radikalet e lira që
përshpejtojnë plakjen dhe nxisin sëmundje që prekin zemrën, sytë, lëkurën dhe
trurin.
Vitamina D3
Kjo vitaminë merret nga ushqime si
vezët, produktet e bulmetit dhe disa kërpudha.
Pjesa më e madhe e vitaminës D merret
falë ekspozimit në diell.
Vitamina D3 është thelbësore për
shëndetin e kockave, trurit, humorin dhe ekuilibrat hormonalë.
Vitamina K
Kjo vitaminë është e rëndësishme për
parandalimin e sëmundjeve të zemrës por edhe për shëndetin e kockave.
Gratë që marrin antibiotikë për një
kohë të gjatë kanë nivele të ulëta të vitaminës K.
Ka dy lloje vitaminash K: K1 që
merret nga perimet dhe K2 që merret nga
produktet e bulmetit.
Vitaminat B
Vitaminat B përfshirë folatin janë
shumë të rëndësishëm për shëndetin e një gruaje.
Ato parandalojnë lodhjen dhe
përmirësojnë funksionet e trurit.
Vitaminat B mund t’i gjeni tek vezët,
peshku, mishi, qumështi dhe kosi.
Ushqimet e pasura me folat janë
spinaqi, shpargu, agrumet dhe fasulet.
Hekuri
Nevoja për hekur tek një grua është
më e madhe në ditët e ciklit.
Gratë që kanë mungesa të hekurit dhe
vitaminës B12 vuajnë nga imuniteti i dobët, lodhja, infeksionet fatale dhe
gjakderdhja e tepërt.
Jodi
Gratë e moshës 20 deri në 39 vjeç
kanë nivelet më të ulëta të jodit në krahasim me grupmoshat e tjera.
Jodi është i domosdoshëm për
shëndetin e tiroides dhe atë mund ta gjeni kryesisht tek produktet e detit.
Magnezi
Magnezi është përgjegjës për 300
funksione biokimike në organizëm.
Mungesa e tij shkakton probleme me
tretjen, stres kronik, pagjumësi, ankth, dhimbje koke dhe konstipacion.
Ushqimet e pasura me magnez janë
barishtet, fasulet, arrat dhe farat.
Omega-3
Acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6
janë të rëndësishme për trurin, zemrën dhe sistemin imunitar.
Përveç suplementëve, këto acide mund
t’i merrni nëpërmjet konsumit të
salmonit, skumbrisë, sardeleve dhe peshkut ton.
Kalciumi
Kalciumi është i nevojshëm për
kockat.
Kur kombinohet me vitaminën D dhe
magnezi ofron mbrojtje ndaj sëmundjeve të zemrës, osteoporozës, diabetit dhe
kancerit.
Kalciumi merret nga qumështi, kosi, brokoli, bamja dhe fasulet.



Të tjera
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve
Aspirina nuk rekomandohet për të moshuarit që s’kanë faktorë rreziku
Është në interes të Kosovës që të rizgjidhem presidente