Një person ka mbetur i plagosur sot në Pejë, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.
I njëjti bëri të ditur se i plagosuri fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Pejës dhe, për shkak të natyrës së lëndimeve, është transferuar për trajtim të mëtejmë në QKUK – Prishtinë.
“Sot rreth orës 09:55, Policia është njoftuar se në rrugen “Adem Jashari” në Pejë, ka ndodhur një rast plagosje me armë zjarri, Policia menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjës, përsoni i plagosor është dërguar në emergjencën e spitalit në Pejë, dhe për shkak të natyrës së lendimeve dërgohet në QKUK,Prishtinë, personat e dyshuar janë larguar nga vendi i ngjarjës në drejtim të panjohur”, tha Rugova



Të tjera
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve
Aspirina nuk rekomandohet për të moshuarit që s’kanë faktorë rreziku