The Economist”, medium prestigjioz nga Britania e Madhe, ka shkruar një artikull në lidhje me fitoren e Albin Kurtit, kryeministër në detyrë i Kosovës, në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Sipas “The Economist”-it, zgjedhjet e fundit tregojnë që demokracia në Kosovë është solide.
Në këtë artikull figuron edhe në prononcim i Petrit Selimit, ish-zv.ministër i Punëve të Jashtme nga radhët e PDK-së, i cili u ankua për “populizmin” e Kurtit.
“Ata në diasporë votojnë masivisht për z. Kurti. Madje, ai mund të ketë shtyrë zgjedhjet deri në kohën e Krishtlindjeve, duke ditur që emigrantët do të vizitonin vendin dhe do t’u bëhej më e lehtë të votonin, thotë Petrit Selimi, ish-ministër i jashtëm nga Partia Demokratike opozitare. Ai thotë se opozita dështoi krejtësisht në të kundërshtuar atë që e quan “blitzkrieg populist” i z. Kurti” – shkruan “The Economist”.
Pasazhi vijues i “The Economist” është një hapje e syve për Selimin. Mediumi britanik vlerëson se ish-qeveritë e opozitës ishin të korruptuara, duke dhënë disa arsye pse fitoi Kurti.
“Por populizmi është pjesërisht në syrin e shikuesit. Z. Kurti sulmon korrupsionin e opozitës së vendit gjatë viteve që ajo ka qenë në pushtet, por ka të drejtë: qeveritë e tyre ishin me të vërtetë korruptive. Përkundrazi, z. Kurti ka fituar lavdërime për udhëheqjen e asaj që konsiderohet gjerësisht si qeveria më e pastër që vendi ka pasur që nga pavarësia. Ai ka rritur pagat në sektorin publik dhe përfitimet për fëmijët. Megjithëse kosovarët ankohen për çmimet e larta dhe pagat e ulëta, shkurtimi i fuqisë punëtore brenda vendit do të thotë që pagat në vend gjithashtu po rriten, edhe pse aspak në nivele gjermane” – ka shkruar “The Economist”



Të tjera
Mbani në kontroll diabetin më këto ushqime
Këta janë shkaktarët më të shpeshtë të fryrjes së këmbëve
Programi festiv në Serbi shndërrohet në shovinizëm ndaj shqiptarëve