Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast në rajonin e Gjilan, ku sot një qytetar i ndërgjegjshëm në orët e mëngjesit në nënstacionin Policor në Pozheran ka dorëzuar një çantë që e kishte gjetur.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në çantë kishte dokumente personale dhe para të gatshme në vlerë të përgjithshme prej 7500 euro.
“Policia nëpërmjet rrugëve operative ka arritur që të identifikoj personin që i kishte humbur çantën dhe të njëjtit pas verifikimit në bazë të procedurave ligjore i është kthyer çanta me dokumentet dhe paratë”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Detajet që dallojnë shqetësimin nga ankthi
Tri arsye pse nuk duhet të besojmë në dashuri në shikim të parë
Si “ta thyeni akullin” me dikë që sapo jeni njohur?