Gjykata Themelore në Pejë, ka marrë vendim që Ismet Zukajt ti caktohet paraburgim prej një muaj, për vrasje të rëndë në tentativë, dhe mbajte të paautorizuar të armëve, transmeton KosovaPost.
Paraburgim për Zukajnë fillon nga data e arrestimit, pra nga dje, deri me 12 shkurt.
Njoftimi:
Caktohet paraburgimi për të dyshuarin në rastin e vrasjes së rëndë në tentativë
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, sipas gjyqtarit të procedurës paraprake Sh.C., në çështjen penale kundër të dyshuarit I.Z., i dyshuar për vepra penale vrasje e rëndë në tentativë, nga neni 173 par.1 pika 1.1 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe mbajtje të paautorizuar të armëve, nga neni 366 par.1 të KPRK-së, ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e paraburgimit.
Pas shqyrtimit, gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që të dyshuarit I.Z. i caktohet paraburgimi për kohëzgjatje prej 1 (një) muaji, duke filluar nga data e arrestimit më 13.01.2026, ora 00:17, dhe do të zgjasë deri më 12.02.2026, ora 16:00.
Palët kanë të drejtë ankese në afat prej 48 orëve, përmes kësaj Gjykate, pranë Gjykatës së Apelit në Prishtinë.



Të tjera
Aloe Vera për lëkurë më të shëndetshme
Dorëzon dorëheqje edhe Imri Ahmeti nga pozita e sekretarit të LDK-së
Sulmohet në Gjakovë ndihmëstrajneri i KB Bashkimit, Bledar Gjeqaj