Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është takuar me ish-ambasadorin William Walker, shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së, për të përkujtuar Masakrën e Reçakut, transmeton KosovaPost.
Osmani ka vlerësuar Walker-in si njeriun që, në kohët më të errëta të Kosovës, e tha dhe mbrojti të vërtetën, duke e kthyer dhimbjen e popullit në thirrje për drejtësi.
Presidentja ka theksuar se kujtesa për Reçakun dhe respekti për viktimat mbeten obligim i përjetshëm për Kosovën.



Të tjera
Gjashtë ushqime të pasura me vitaminën D7
A ndikojnë gjenet në zgjatjen e jetës?
Testo veten! Këto mënyra të tregojnë nëse dashuria jote është e pastër