27 vjet më parë, në fshatin Reçak të Shtimes, ndodhi një nga krimet më të rënda të luftës në Kosovë. 45 civilë shqiptarë u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.
Masakra u bë e njohur ndërkombëtarisht falë reagimit të shpejtë të William Walker, atëherë Shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, i cili, pas njoftimit të trupave të pajetë të civilëve, ngriti alarmin për krimet e rënda kundër njerëzimit që po zhvilloheshin ndaj shqiptarëve në Kosovë.
Rreth tre dekada më vonë, në Akademinë Përkujtimore të kësaj masakre, Walker tha se po t’i thoshin 27 vjet më parë se Kosova do të ishte e lirë, nuk do ta besonte.
“Para 27 vjetëve, vizitova Reçakun për herë të parë, dhe për 27 vjet unë fola për atë që kishte ndodhur dhe që pash atë ditë. Po të më thoshte dikush që pas kaq vitesh do të isha para një vendi të pavarur do të thosha ‘je i çmendur’”, tha ai.
Ambasadori Walker tha se ishte Reçaku ai që i tregoi botës të vërtetën e Kosovës.
Ndërkohë ai shtoi se shumë vende të botës i dolën në krah Kosovës, për të treguar të vërtetën e saj.



Të tjera
Në QNR rinumërohen mbi 17% të vendvotime ku u hasën parregullsi
Lojërat Mesdhetare, moment historik për sportin e Kosovës
Kërkohet përshpejtim i ritmit për përgatitjet për Lojërat Mesdhestare