Bekë Berisha, i zgjedhur së fundmi kryetar i Klubit të Basketbollit SIGAL Prishtina, ka folur lidhur me reagimet dhe kundërshtimet e shprehura nga grupi i tifozëve PLISAT ndaj zgjedhjes së tij në këtë pozitë.
Berisha ka deklaruar për emisionin “Kosova Live” se i kupton reagimet e tifozëve, duke theksuar rëndësinë e rolit të tyre për klubin, por ka shtuar se vendimi për zgjedhjen e tij është marrë përmes procedurave të rregullta dhe me qëllim të stabilitetit dhe zhvillimit të klubit.
Ai ka bërë thirrje për dialog dhe bashkëpunim, duke nënvizuar se interesi i KB SIGAL Prishtina duhet të jetë mbi çdo dallim apo pakënaqësi, ndërsa ka theksuar se synimi i tij është që klubi të ecë përpara.



Të tjera
Arrestohet zyrtari i bibliotekës, mori rroga mbi 19 mijë euro për 3 vjet pa punuar
Nëse lidershipi i LDK-së nuk merr përgjegjësinë që i takon, do të jap dorëheqje
“Për vr@sjen e babës mësova në bu*rg nga gazetat që mbështjellnin pitet” – rrëfehet invalidi i UÇK-së, Islam Thaçi