“Gjatë takimit u diskutua për mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe përmbushjen e standardeve më të larta demokratike, çka u vlerësua lart nga të dyja palët. Duke vënë theksin në rëndësinë e konstituimit sa më të shpejtë të institucioneve, u ritheksua nevoja që ky proces të zhvillohet në përputhje të plotë me kushtetutën”, thuhet në komunikatën e Presidencës së Kosovës.
Osmani dhe Prattipati shkëmbyen gjithashtu pikëpamje për një sërë çështjesh të rëndësishme në rrafshin e bashkëpunimit bilateral.
“Me këtë rast, Presidentja Osmani theksoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të ecur përpara krah për krah me Shtetet e Bashkuara, në frymën e besimit të ndërsjellë, vlerave të përbashkëta dhe bashkërendimit të ngushtë në proces strategjike. Me këtë rast, znj. Prattipati i përcolli Presidentes dhe Zotërisë së Parë urimin për Vitin e Ri nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë, Melania Trump”, vazhdon komunikata.



Të tjera
28-vjeçari nga Kosova hu*mb jetën pas ak*sidentit me autocisternë në Slloveni
Pse mjekët sugjerojnë të mos pini kafe assesi me stomakun bosh
Ambasada amerikane përkujton vi*ktimat e m@sakrës së Reçakut