Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka përkujtuar 45 civilët shqiptarë të vrarë në Masakrën e Reçakut, në 27-vjetorin e kësaj ngjarjeje, duke e cilësuar atë si një pikë kthese historike për Kosovën, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, Haxhiu theksoi se Masakra e Reçakut tronditi opinionin ndërkombëtar dhe ndikoi drejtpërdrejt në ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë.
Ajo vlerësoi Reçakun si dëshmi të vuajtjes dhe sakrificës së popullit shqiptar, duke nënvizuar se e vërteta historike për këtë krim nuk duhet harruar kurrë.
“Me dhimbje dhe respekt kujtojmë 45 civilët shqiptarë të vrarë mizorisht në Reçak më 15 janar 1999. Masakra e Reçakut tronditi botën dhe u bë një pikë kthese për ndërhyrjen ndërkombëtare në Kosovë. Reçaku është dëshmi e vuajtjes, sakrificës dhe së vërtetës historike që nuk duhet harruar kurrë.
Lavdi martirëve të Reçakut. Kujtimi për ta qoftë i përjetshëm!”, ka shkruar Haxhiu.



Të tjera
Ak*sident trafiku në rrugën Komoran–Carralevë, hu*mb jetën një person
Aspirina dhe kanceri i gjirit – rritë gjasat për mbijetesë por edhe mund të jetë shkatërruese
Prezantuesja e RTK-së nuk arriti t’i mbante lotët teksa jepte lajmin për përkujtimin e m@sakrës ku ia vr@në babain