Një 28-vjeçar nga Kosova, Leun Kastrati nga fshati Turjakë i Malishevës, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ndodhi në Slloveni.
Lajmi është bërë i ditur nga faqja e fshatit Turjakë, e cila shprehu ngushëllimet më të thella për familjarët e viktimës dhe njoftoi se do të informojë për kohën e varrimit.
Aksidenti ndodhi në autostradën A1, mes Lubjanës dhe Mariborit, pranë Slovenska Bistricës, kur një autocisternë me karburant u përmbys dhe përfshi nga flakët.
Lidhur me këtë ngjarje tragjike kanë raportuar edhe mediat në Slloveni.
Përveç viktimës, dy persona të tjerë u lënduan.
Sipas raportimeve të policisë, aksidenti ndodhi rreth orës 08:00 të mëngjesit. Shoferi i autocisternës, duke udhëtuar drejt Mariborit, humbi kontrollin mbi mjetin, u përplas me barrierën ndarëse dhe më pas u përmbys në kahun e kundërt të autostradës, ku u përplas edhe një furgon.
Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.



Të tjera
Rusia do të kryente një atentat të rremë ndaj Viktor Orban për të fituar zgjedhjet
Frutat që të ndihmojnë lëkurën të duket më mirë
Franca mbështet Kosovën në rrugën drejt BE-së