Më 16 janar shënohet datëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemalit.
Ai lindi në vitin 1844, dhe vdiq në moshën 75-vjeçare, tetë ditë pas ditëlindjes së tij, më 24 janar 1919, transmeton Klankosova.tv.
Ndërkohë, presidenti Bajram Begaj ka uruar ditëlindjen e tij, duke thënë se Qemali ishte burrë vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve.
“Sot, në ditëlindjen e tij, nderojmë themeluesin e shtetit shqiptar, burrin vizionar që bëri realitet ëndrrën shekullore të shqiptarëve për liri dhe pavarësi në trojet e të parëve. Aspirata e Ismail Qemalit për një Shqipëri evropiane mbetet edhe sot e vetmja strategji kombëtare, i vetmi qëllim, realizimi i të cilit duhet të përbashkojë gjithë shqiptarët, pa asnjë dallim”, ka uruar Begaj



Të tjera
425 euro nga janari dhe 500 euro në korrik
KQZ publikon raportet financiare të 93 subjekteve për Zgjedhjet Lokale 2025
Atletico Madrid trondit tregun e transferimeve