Eugen Cakolli nga KDI ka reaguar për debatin që po zhvillohet në vend për manipulimet me vota që janë bërë brenda partive politike.
Cakolli përmes një shkrimi në profilin e tij, ka thënë e shtrimi i debatit në formën se kush ka vjedhur më shumë ose më pak, është mbrojtje e hapur e hajnisë.
“Mos me ta marrë mendja që, pas gjithë këtij “zhvillimi shoqëror”, vijmë në pikën kur militantët e hibridët partiak relativizojnë manipulimin e votave duke u përpjekë me zhvendosë debatin te “kush ka manipuluar më shumë”, e jo te pyetja thelbësore: a ka pasur manipulim apo jo. Madje, për disa, paska ma shumë rëndësi gjatësia e kolonave në grafe sesa faktet, emrat dhe numrat konkretë. Logjika e tyre është e tipit “po, kemi keqpërdorë, po tjerët edhe ma shumë””.
“Çdo përpjekje me e kthy krimin elektoral në garë krahasimore partiake është ose padituri, ose mbrojtje e hapur e hajnisë. Në të dyja rastet, është pjesë e problemit. Sepse përgjegjësi duhet me dhanë krejt, për secilën votë – dhe në burg duhet me përfundu secili që ka manipulu, pa përjashtim”, ka shkruar Cakolli.



Të tjera
Trump paralajmëroi tarifa për Evropën, reagon Presidenti Macron
Kryeministri Kurti mori pjesë në Akademinë “Flaka e Janarit”
10 shenjat paralajmëruese të kancerit të qafës së mitrës që nuk duhet t’i injoroni