Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali, Alma Lama, në një intervistë dhënë për dokumentarin ‘Expose’ ka folur për çështjen e zgjedhjes së Presidentit.
Lama tha se nuk beson që Albin Kurti mund t’a përkrahë rizgjedhjen e Osmanit.
Ajo potencoi se deri tani nga çfarë është kuptuar nga Kurti, Osmani, nuk është parë se është kandidate e tyre.
“Zgjedhja e Presidentit mendoj se do të jetë çështje e një marrëveshje politike nëse zoti Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje do të ketë interes për të bërë marrëveshje me partitë e tjera politike për t’a zgjidhur çështjen e Presidentit ose nëse ai dëshiron të shkojë sërish në zgjedhje duke imponuar një kandidaturë siç mund të jetë kandidatura e zonjës Osmani e cila nuk duket se ka mbështetjen e subjekteve të tjera politike. Kështu që realisht unë e shoh të pamundur një kandidim në rast se nuk ka interes për tëshkuar sërish në zgjedhje por me këtë fitore që ka arritur Lëvizja Vetëvendosje prej 51% nuk besoj se është e interesuar të shkojë më në zgjedhje”
Lama tha se është i nevojshëm një President konsensual që do t’a kishte përkrahjen si të LVV-së por edhe të subjekteve të tjera politike.
“Nuk e besoj se Kurti mund t’a përkrahë rizgjedhjen e Osmanit sepse nuk e shoh matematikën për sa i përket numrave. Ajo nuk ka ndonjë subjekt politik që mund të imponojë kandidaturën e saj por edhe po të kishte duhen 2/3 që t’a përkrahin dhe realisht duke parë numrat në Parlament janë PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja që nuk kanë shprehur ndonjë interes për t’a përkrahur edhe nëse do t’a përkrahte Vetëvendosja. Deri tani nga gjuha që kemi kuptuar nga zoti Kurti nuk kemi parë se ajo është kandidate e tyre, ka folur që do të bisedohet por që nuk ka dhënë asnjë lloj sinjali se kush do të jetë kandidat. Duke u nisur nga logjika normale se si funksionon politika besoj që është e vështirë të thuhet që do të jetë pjesë e garës për President. Duhet të kemi parasysh që është e nevojshme një marrëveshje politike, unë mendoj se është i nevojshëm një President konsensual që do t’a kishte përkrahjen si të LVV-së por edhe të subjekteve të tjera politike dhe të tejkalohet ky lloj ngërçi politik. Kosova ka kaluar tre palë zgjedhje gjatë vitit të kaluar, krejtësisht të panevojshme për mendimin tim zgjedhjet e 28 dhjetorit sepse është dashur të gjendet mënyra për të bashkëpunuar për të krijuar qeverinë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit” tha Lama raporton “Gazeta Blic”.
Ndërsa sa i përket LDK-së, Lama, potencoi se nuk kanë ndonjë interes politik për t’a përkrahur Osmanin për Presidente sërish.
“Nuk kam asnjë lloj mendimi në lidhje me qëndrimin e LDK-së për çështjen e Presidentit, mendoj se herën e kaluar ata bënë kompromis me zonjën Osmani. Kishte një marrëveshje politike mendoj të fshehtë mes zotit Abdixhiku dhe zonjës Osmani që ai të merrte kreun e LDK-së me ndihmën e saj dhe ai t’ia mundësonte votat për t’u zgjedhur Presidente por nuk mendoj se është më një realitet i tillë. Në publik u interpretua sikur ky kompromis u bë që të kthehej ai elektorat i LDK-së që ka ikur pas zonjës Osmani gjë që u provua që është e pavërtetë, ata nuk janë kthyer, dhe nuk mendoj se LDK-ja ka ndonjë interes politik për t’a përkrahur” tha Lama në intervistën e dhënë për dokumentarin ‘Expose’ raporton “Gazeta Blic”.
/Gazeta Blic/



Të tjera
5 shenjat se nuk po merrni mjaftueshëm vitaminë D
As nuk është konsultuar me mua, as me kolegët e tjerë
Dallaveret me numërim, kaq vjet burg mund të dënohet një anëtar i Komisionit Zgjedhor!