Prej më shumë se 30 orësh, rreth 700 shtëpi në Podujevë kanë mbetur pa furnizim me ujë të pijshëm.
Bëhet fjalë për banorët e lagjeve afër hekurudhës, në vendin e njohur si “Çeshmja e Azemit”, si dhe për një pjesë të rrugës “Lordi Bajron”.
Këta banorë furnizohen nga gypi i vjetër i ujit të pijshëm, i cili vjen nga fabrika e ujit në Shajkovc dhe pikërisht në këtë linjë është bërë ndalja e ujit për këto zona.
Banorët e këtyre lagjeve kanë protestuar pranë zyrave të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”, njësia në Podujevë, por sipas tyre, askush nuk ka dhënë asnjë përgjigje apo sqarim nga zyrtarët e kësaj kompanie lidhur me ndërprerjen e furnizimit me ujë.
Banorët e kësaj zone kërkojnë zgjidhje urgjente dhe informim zyrtar për arsyen dhe kohëzgjatjen e kësaj ndërprerjeje.
Ndërkohë, përkundër interesimit të RTK-së për të marrë një përgjigje rreth kësaj situate nga njësia e KRU ‘Prishtina’ në Podujevë, këta të fundit nuk kanë qenë të qasshëm.



Të tjera
Pse nuk duhet të hani të vetmuar?
Mbështesim integrimin në BE dhe dialogun
Të gjithë po heshtin teksa bota është në kaos