Bashkëshotja e ambasadorit William Walker, dje ka pasur një shqetësim shëndetësor gjatë vizitës në qytetin e Vitisë.
Ajo u trajtua nga ekipi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Drejtoresha e QKMF në Viti, Vjollca Kadolli ka bërë të ditur për Plus TV se pas trajtimit të menjëhershëm, gjendja shëndetësore e saj është stabilizuar dhe ajo është liruar për të vazhduar aktivitetet e planifikuara.
Siç raportojnë mediat lokale, ishte reagimi i shpejtë dhe profesional i Qendrës së Emergjencës në Viti, ndërhyrja e së cilës ka qenë kyçe për menaxhimin me sukses të situatës.
Me këtë rast, Walker ka falënderuar stafin mjekësor për intervenimin e tyre profesional.



Të tjera
Ambasadorët e BE-së do të zhvillojnë bisedime emergjente pasi Trumpi kërcënoi me tarifa për Grenlandën
10 shenja se trupi po të “lutet” për më shumë jod
“Ky hat-trick është për ty, baba” – Muriqi emocionon pas triumfit të Mallorcas