Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë mban mot me diell.
IHK njofton se vazhdojnë të mbizotërojnë temperaturat e larta, ku ato minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 32-37 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.
Personat me sëmundje kronike t’ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.
IHK bën apel për kujdes të veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin.
Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm.



Të tjera
Viktor Buzhala aderon në Guxo
Gjestet dhe frazat që kanë më shumë vlerë se një “të dua”
Kryeziu thotë se Osmani ka dalë nga roli i saj dhe është angazhuar për ta mbështetur VV’në