Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal armësh

Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal armësh

Një incident i rëndë ka ndodhur pasditen e së shtunës fshatin Randobravë të Prizrenit, ku një qytetar dyshohet se ka sulmuar dhe kanosur një qytetar tjetër, duke prezantuar edhe një revole.

Sipas Policisë, rasti ka kërkuar ndërhyrje të menjëhershme të njësive policore, të cilat me urdhër të prokurorit kanë bastisur shtëpinë e të dyshuarit.

Ajo që u gjet aty ka alarmuar autoritetet: një pistoletë me 30 fishekë, një pushkë gjuetie dhe një pushkë automatike.

I dyshuari është arrestuar në vend dhe, pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Hetimet janë duke vazhduar për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

The post Sulmon dhe kanos qytetarin me revole, policia i gjen arsenal armësh appeared first on Kosovapost.net.