E gjithë Kosova pritet të hyjë në proces rinumërimi të votave për zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit, për shkak se gjatë procesit të rinumërimit janë evidentuar keqpërdorime të votave.
Në emisionin “Ora Shtatë”, analisti politik, Azdren Shala i ka bërë thirrje institucioneve përkatëse për hetim të plotë, teksa shtoi se asnjë eksponent të këtij skenari “kriminal dhe korruptiv mos të lihet pa u dënuar”, transmeton Klankosova.tv.
“Prizreni prin si komunë, qysh po duket aty ka qenë skenari më i madh i vjedhjes së votave. Përtej kësaj, që kanë vjedhur vota krejt partitë, mua më shqetëson një fakt. Tash e tutje me shumë gjasë, Kurti si pushtet i ardhshëm, asnjëra parti nuk munden me fol për ngushtim të demokracisë që e bën pushteti, sepse edhe vjedhja e votës është ashtu, ti po e ndrydh vullnetin qytetar. Prokuroria duhet të shkojë deri në fund, asnjë eksponent të këtij skenari kriminal dhe korruptiv mos me lanë pa e dënu”, tha Shala për Klan Kosovën.
Nga ana tjetër, analisti politik, Labinot Balaj tha se kjo situatë e krijuar nuk është e re, por sipas tij, e re është buja dhe jehona që i është dhënë.
“Kjo nuk është situatë e re, situatë e re është veç jehona dhe buja që i është dhënë. Vjedhja brenda llojit është më brutale”, tha Balaj.



Të tjera
Çitaku kërkon përgjegjësi penale dhe politike për “dallaveret me vota”
Putin i ftuar t’i bashkohet Bordit të Paqes për Gazën
Çka ndodh nëse flini pak