Është përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore

Është përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore

Nait Hasani, deputet i zgjedhor i PDK-së, ka reaguar pas shpërfaqjes së manipulimeve me vota brenda partive në Prizren.

Hasani, të cilit pas rinumërimit iu hoqën mbi 3 mijë vota, ka shkruar se votat i janë rritur në mënyrë të padreJtë.

Madje, Hasani ka shkruar se është përdorur emri i tij.

“Me atë që pash në rinumrim, votat e mia janë rritur në mënyrë të padrejtë, duke u përdorur emri im për manipulime të papranueshme zgjedhore. Ky veprim përbën jo vetëm shkelje ligjore, por edhe akt të rëndë moral dhe politik” – ka shkruar ai.