Kur ndiheni shumë të lodhur, patjetër që mund të ndiheni edhe sikur ju mungon kapaciteti i trurit.
Një studim i ri ka treguar se kjo mund të jetë si pasojë e privimit kronik të gjumit.
Hulumtimi i ri, i kryer nga Michele Bellesi, Universiteti Politeknik, Marche, Itali dhe i botuar në “Journal of Neuroscience”, analizoi trurin e minjve që kishin gjumë të rregullt, atyre me zgjim spontan, me privim të gjumit dhe me privim kronik të gjumit.
Duke përdorur softuerin skanues me bllok-fytyrë, shkencëtarët matën proceset e sinapave dhe qelizave në korteksin frontal të miut.
Në mënyrë të veçantë analizuan qelizat e quajtura – qeliza të astrociteve dhe studiuesit zbuluan se minjtë e privuar nga gjumi treguan shumë aktivitet në këto qeliza.Gjetjet sugjerojnë se astrocitet fillojnë të thyejnë më shumë mbeturinat e trurit.
Studiuesit treguan se sipas gjetjeve të tyre, gjumi luan një rol kyq në produktivitetin e njeriut gjatë ditës, në punë, studime dhe gjëra të tjera.Lodhja e tepërt dhe humbja e koncentrimit, mund të jetë rezultat i gjumit jo të mirë. Nëse bëni gjumë më pak sesa që duhet të gjitha proceset e funksionit të trurit bëhen më të vështira.
Prandaj, sipas tyre, këshillohet që në bazë të moshës të flihet mjaftueshëm që të jeni më pak të lodhur.



Të tjera
Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane
Shefi i EULEX-it viziton Zyrën e Kryeprokurorit, në fokus mbrojtja e votës dhe hetimet për parregullsi zgjedhore
Begaj kërkon nga Moldavia rishqyrtimin e çështjes së njohjes së Kosovës