Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton se paga minimale në sektorin privat është rritur nga 350 € bruto në 425 € bruto, duke hyrë në fuqi nga 1 janari i këtij viti.
MFPT bënë të ditur se zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza
“Zbatimi i vendimit për rritjen e pagës minimale do të realizohet në dy faza ashtu që të jetë më e lehtë për punëdhënësit t’i përshtaten ndryshimit në mënyrë graduale.Faza e dytë do të fillojë më 1 korrik, kur paga minimale do të arrijë në 500 € bruto”, thuhet në njoftim.
Sipas kësaj ministrie, kjo rritje përbën një masë të rëndësishme për rritjen e mirëqenies së punëtorëve dhe përafrimin e pagës minimale me kushtet aktuale të tregut të punës.
Tutje theksohet se institucionet përgjegjëse do të sigurojnë zbatimin e plotë dhe të rregullt të këtij vendimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi.



Të tjera
Gjithçka që duhet të dini rreth virusit të zorrëve te fëmijët
Deri në dy javë do të zgjasë rinumërimi i votave të kandidatëve
KEK-u padit Janina Ymerin e LDK-së