Ministria e Punëve të Brendshme ka mirëpritur aksionin e përbashkët të Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe Policisë së Kosovës që rezultoi me arrestimin e katër personave të dyshuar, dy prej të cilëve zyrtarë të Ministrisë.
Për të njëjtit ekziston dyshimi se kanë kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”, transmeton KosovaPost.
Ministria e Punëve të Brendshme, thekson se nuk do të tolerojë asnjë formë të keqpërdorimit të detyrës zyrtare apo përfshirjes në aktivitete të paligjshme nga cilido zyrtar i saj.
“Çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe me standardet e integritetit institucional do të trajtohet me seriozitet maksimal dhe në bashkëpunim të plotë me organet e drejtësisë. Ministria mbetet e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit dhe forcimin e transparencës, llogaridhënies dhe sundimit të ligjit në çdo nivel institucional, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Në këtë drejtim, MPB do të vazhdojë të bashkëpunojë ngushtë me institucionet relevante për zbardhjen e plotë të rastit dhe për të siguruar që drejtësia të vihet në vend”, thuhet në njoftim



Të tjera
Edukata e ngrënies
Procesi i rinumërimit të votave, Prokuroria: Fajtorët do të ndëshkohen
Me 31 janar Abdixhiku ofron dorëheqjen, vendimi në duar të delegatëve